Numri dy i PS, Taulant Balla ka votuar pak çaste më parë. Ai shoqërohej nga djali i tij. Ndërkohë edhe bashkëshortja e tij Iris Piemezi ka votuar, por pasi kuptoi se kishte ngatërruar qendrën e votimit.

Ishte sistemi elektronik ai që dha alarmin se nuk ishte votuese e qendrës së votimit 2705, dhe zbriti tek 2704 aty ku votoi edhe Taulant Balla.
Ju rikujtojmë, se pak minuta më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”, pasi një qytetar është futur me makinë duke rrezikuar jetën e kalimtarëve aty pranë. Por sikur të mos mjaftonte kjo situatë e rëndë, një qytetar aspak i zakontë është shfaqur me derrin e varur në biçikletë, duke tentuar për ta shitur atë për 50 euro.