Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Luis Díaz, pavarësisht zërave të shumtë që e lidhin sulmuesin kolumbian me një transferim te Al Hilal në Arabinë Saudite.
Drejtori ekzekutiv i klubit bavarez, Jan-Christian Dreesen, i hodhi poshtë të gjitha spekulimet, duke e bërë të qartë se lojtari konsiderohet pjesë kyçe e projektit të skuadrës. “Do të ishim budallenj nëse do ta shisnim Luis Díaz, apo jo?”, u shpreh Dreesen në një prononcim për Kicker.
Numri një i klubit shtoi se Bayern është plotësisht i fokusuar te sezoni i ri dhe nuk ka ndërmend të dobësojë skuadrën.
“Kemi një skuadër fantastike, sinqerisht. Tani le ta nisim sezonin dhe të fillojmë të shënojmë gola”, deklaroi ai.
Me këtë qëndrim, Bayern i jep fund, të paktën për momentin, aludimeve për një largim të Luis Díaz, ndërsa Al Hilal pritet të kërkojë alternativa të tjera në merkato.