BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Magazine Showbiz

BBV në TAR/ Bledi për Nitën: “Duhen dy persona për të kërcyer një tango”!

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht tërësisht kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme nga ora 12:00 deri më 18:00. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Të ftuar në pjesën e fundit të radios në shtëpinë e BBV ishin të ftuar Armaldo dhe Bledi me moderatore Valbonën dhe Ermionën. Ata kanë folur kryesisht për dasmën e zhvilluar së fundmi ku Bledi dhe Nita ishin çifti që u “martuan” në dasmën kosovare. Më herët, Nita u shpreh se i pëlqente shumë personaliteti i Bledit. Valbona ka vendosur të ngacmojë Bledin nëse ka diçka më shumë me Nitën, pavarësisht asaj loje qvu organizua atë ditë me anë tënjëzarfi të bardhë. Ai është shprehur:

Nita është një vajzë korrekte, e mirë dhe nuk lëshohet lehtë, që për hatër të lojës të bëjë një përqafim ose një puthje. Ne do të ecim në një rrugë që kemi zgjedhur në heshtje për të testuar njëri-tjetrin. Nuk e vë dorën në zjarr, pasi duhen dy persona për të kërcyer një tango. Brenda kësaj shtëpie, kur ne duam vërtetë, ne krijojmë lajme të bukura, të cilat i shpërndajmë. Janë aq publike dhe mbeten aq thellë në memorie, saqë është diçka e bukur.