BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Magazine Showbiz

Ermiona Lekbello shprehet për herë të parë për jetën e saj personale dhe pjesëmarrjen në shtëpinë e “BBV”!

Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio. Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Intrigat, strategjitë, debatet reale dhe ato fiktive janë diskutuar vetëm pak minuta më parë në BBV Radio.

Të ftuar në pjesën e fundit të radios në shtëpinë e BBV ishin të ftuar Armaldo dhe Bledi me moderatore Valbonën dhe Ermionën. Në këtë pjesë Ermiona ka folur për jetën e saj personale dhe futjen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo është shprehur:

Kur je në një qetësi totale dhe pastaj vjen një zhurmë totale, aty krijohen dy ekstreme. Është diçka e bukur që ka atë disnivelin që e bën më të bukur. Jeta ime është e lodhur në këto momente dhe më vjen vetvetiu të qesh. Është një lodhje mentale, që të lodh edhe fizikisht. Ështëçdo ditë e njëjta gjë, e njëjta pamje që më ka lodhur këto 8 ditë. Por me njerëzit që janë këtu të ndryshon pak gjendja.