BE me anë të Komisionit Europian ka gjobitur kompaninë gjigante Google për 1.5 miliardë euro për abuzimin me reklamat online.
Sipas tyre, Google po shndërrohet në një monopol duke shpëtuar veten nga konkurrenca me kompanitë e tjera të ngjashme pasi u ka vendosur atyre kufizime ligjore për reklamat.
Google ka bllokuar gati të gjitha kompanitë e tjera që të vendosin reklama në faqen e tyre online duke marrë ekskluzivitetin nga “Ad Sense”.
Komisionerja e BE, Margrethe Vestager me anë të një deklarate u shpreh se kjo shkelje ka zgjatur për 1o vite dhe tashmë është koha që Google të paguajë.
Vetëm në vitin 2018, kjo kompani ka arritur të grumbullojë 31 miliardë dollarë.