Bashkimi Evropian miratoi sot një ligj që do të lejojë britanikët që të lëvizin pa viza për 90 ditë në zonën shengen, edhe pse nuk ka marrëveshje për Brexit. Vendimi u mor pavarësisht mosmarrëveshjes së ashpër mbi statusin e Gjibraltarit. Gadishulli është kthyer në “mollë sherri” mes Spanjës dhe Britanisë, pasi pretendohet nga të dyja vendet.