Nga sot hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bashkimit Europian për mbrojtjen e të dhënave. Rregullorja e përgjithshme i jep qytetarëve të Unionit, më shumë të drejta për mënyrën si përdoret informacioni i tyre personal. Kompanitë që punojnë në BE, tashmë duhet të marrin leje nga përdoruesit për të mbledhur këto informacione. Në të kundërt, përballen me gjoba të rënda, deri në 20 milionë euro.