Showbiz

Bebe Rexha humb aksesorin e shtrenjtë, u kërkon fansave një nder

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare gjithmonë ka mbajtur në qafë një varëse floriri në të cilin shkruhej emri i saj.

Orë më parë teksa po largohej nga aeroporti, Bebe e ka humbur këtë varëse dhe menjëherë ka shprehur trishtimin e saj në platformat sociale.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, 29-vjeçarja shkruan se është shumë e mërzitur pasi dikush ka vjedhur varësen e saj të shtrenjtë.

Më pas ajo u ka kërkuar një nder fansave të saj duke u kërkuar që ta njoftojnë nëse e gjejnë apo e shohin diku, madje nëse e gjejnë online tek dikush që përpiqet ta shesë, të mos e blejnë.