Bebe Rexha, një nga artistet më të talentuara dhe me famë ndërkombëtare, ka zbuluar një lajm të mirë për të gjithë adhuruesit e saj. Këngëtarja ka lajmëruar se është duke nisur nga puna për një projekt të ri muzikor këto ditë.
Bebe është duke kërkuar një artist të ri, kantautor, për t’iu bashkuar asaj në një studio regjistrimi për të incizuar dhe kompozuar muzikë për dy ditë. Ajo ka realizuar edhe një baner në Los Angeles, përmes së cilit i ka ftuar të rinjtë e talentuar që t’i bashkohen për këtë mundësi. 32-vjeçarja publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të sajat dhe duke shkruar:
Përshëndetje të dashurit e mi. Po kërkoj të gjej një këngëtar dhe kantautor të mrekullueshëm, që do të ketë mundësinë të fluturojë në Los Angeles dhe të kompozojë me mua në studio për dy ditë. Thjesht shkoni në protege.com/bebe dhe bëni audicionin. Jam shumë e emocionuar.
https://www.instagram.com/p/CWGk223v35z/
Rikujtojmë se, një nga eventet më të mëdha të vitit është mbajtur mbrëmjen e kaluar në Los Angeles. Bëhet fjalë për “AmfAR Gala 2021” i cili u zhvillua në ‘Pacific Design Center’. “AmfAR” ose i njohur ndryshe edhe si Fondacioni për Kërkimin e AIDS-it, është një nga organizatat kryesore jofitimprurëse në botë, e dedikuar për të mbështetur kërkimin mbi AIDS, parandalimin e HIV-it, edukimin për trajtimin etj.
Gjatë mbrëmjes ka pasur edhe performanca të veçanta nga Bebe Rexha dhe One Republic. Para performancës së saj, Bebe parakaloi në tapetin e zi me një veshje mahnitëse që na sillte në memorie skenat e Hollywood-it të Vjetër.