Pak javë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, pati debate të ashpra me babain e saj i cili foli kundra klipit “Last Hurrah”, duke e cilësuar si pornografi.
Tashmë është mamaja e saj ajo që i është kundërvënë duke i thënë se nuk duhet të flasë hapur për terapinë psikologjike, duke i’u referuar klipit “I’m a Mess”.
Në një intervistë për “AOL”, Bebe u shpreh se mamaja e saj kishte shumë pakënaqësi kundrejt këtij projekti muzikor. Këngëtarja i ka folur hapur mamasë së saj nëpërmjet kësaj interviste duke i thënë se jemi në vitin 2019 dhe është në rregull që të gjithë të shprehen dhe të flasin hapur për problemet e tyre.
Sipas Bebes, njerëzit nuk duhet të frikësohen nga kujdesi për veten.