Showbiz

Bebe Rexha lançon klipin e projektit të fundit muzikor, të shumëpritur nga fansat

Pak ditë më parë të gjithë mendonin se Bebe Rexha ishte martuar në fshehtësi për shkak të fotove dhe video-ve që qarkulluan online por në fakt e vërteta ishte ndryshe.

Këngëtarja zbuloi se ishte duke xhiruar klipin e bashkëpunimit të saj më të ri muzikor me Jack Jones dhe menjëherë më pas të gjithë ishin kuriozë të dinin se për çfarë bëhej fjalë.

Mbrëmjen e kaluar klipi i prurjes “Harder” u publikua në të gjitha platformat e muzikës dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

Në klip artistja me origjinë shqiptare shfaqet në ditën e dasmës e palumtur nga marrëdhënia me bashkëshortin.