Showbiz

Bebe Rexha merr çmimin e parë në “MTV VMA”

Ajo është shqiptarja e dytë që merr një kupë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “MTV”, pas Rita Orës, por për të ky ishte i pari trofe.

Bëhet fjalë për Bebe Rexhën e cila triumfoi në kategorinë më të mirë ritmike për bashkëpunimin muzikor “Call You Mine” me The Chainsmokers.

Bebe shkëlqeu me paraqitjen e saj në tapetin e kuq ku kishte veshur një fustan të argjendë me të cilin dukej mjaft seksi.