Showbiz

Bebe Rexha zbulon si zhgënjeu babain e saj

Ditën e kaluar këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha publikoi një shkëmbim mesazhesh me babain e saj ku i ky i fundit i kërkonte me irritim që ajo të ndalojë së postuari ‘pornografi’.

Flamur Rexha u shpreh se është i zhgënjyer nga vajza e tij pasi kjo e fundit poston në rrjetet sociale foto dhe video ku shfaqet shumë e zhveshur dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak.

“Sa herë dal në publik më vjen turp nga komentet e njerëzve. Mjaft postove pornografi, me vjen pështirë dhe nuk mund ta duroj më këtë situatë” ,-shkruante ai në mesazhin dërguar Bebes.

29-vjeçarja publikoi në historinë e Instagram-it për të treguar sa ironike është situata por më pas e ka fshirë dhe i ka kërkuar ndjesë babait të saj në Twitter.

“Babai im nuk është njeri i keq ju lutem mos shkruani më komente negative për të. Shqetësimi i tij është i drejtë dhe mua me vjen turp që e postova mesazhin. Ai ende nuk më flet” ,-shkruan këngëtarja në një seri postimesh.