Aktualitet

Begaj takon presidentin Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, aleancë e pathyeshme!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim me presidentin amerikan Donald Trump, shoqëruar edhe me një fotografi zyrtare, ku të dy liderët shfaqen me Zonjat e Para.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ka ndarë momentet nga ky takim, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike, shkruan Kryetari i Shtetit.

Ky takim u shënua gjatë punimeve të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku presidenti Bajram Begaj po ndjek nga afër punimet.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Nju Jork, Begaj ka zhvilluar bisedime të nivelit të lartë, me fokus në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA vijojnë të jenë të ngushta, të bazuara në bashkëpunim strategjik në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimit rajonal.