Aktualitet

Belsh, mbulohet nga uji pista e biçikletave

Pista e biçikletave rreth liqenit të Seferanit në Belsh, e ndërtuar një vit më parë, tashmë është kthyer në një pistë noti, pasi rreth 500 metra të saj janë mbuluar nga uji. Pista u ndërtua nga qeveria shqiptare, e cila synonte ta kthente këtë zonë në destinacion turistik. Banorët e zonës thonë se askush nuk mori mendimin e tyre përpara se të shkonin dëm paratë e investuara.