Të kesh përballë Atalantën, aq më tepër në këtë periudhë ku zikaltrit e Gasperinit po “fluturojnë”, është gjithmonë e vështirë dhe e komplikuar. I bindur është Berat Gjimshiti, kapiteni i kombëtares kuqezi dhe lideri i prapavijës së Atalantës. I cili pas fitores me Romën, ndër të tjera tha:
Mbrojtësi nga Lugina u shpreh:
U vu re qartë përgatitja shumë e mirë që i kishim bërë ndeshjes me Romën. Rëndësi ka që të mos e mbajmë mendjen te finalet me Juven (Kupa e Italisë) dhe Leverkusenin (Europa League). Ka kohë për të menduar për ta. Në pjesën e parë mund të shënonim 3-4 gola. Dilnim rrjedhshëm në sulm. Krijuam raste të pastra, duhej ta kishim mbyllur takimin. Na mungoi disi saktësia para portës. Fitore vendimtare për kualifikimin në Champions. Kemi edhe 5 finale deri në fund, mund t’i fitojmë të pesta. Ndeshja në ‘Anfield’ kundër Liverpool-in na mbushi plot vetëbesim. Tani jemi të bindur se mund të mposhtim çdo kundërshtar. Realisht nuk është aspak e lehtë të na kesh neve përballë, përkundrazi. Kështu duhet të jetë edhe për 5 kundërshtarët e radhës.
Garanci në mbrojtjen e bergamaskëve, ku ashtu si Shqipëria ka shafqur rritjen e tij të jashtëzakonshme, lojtari më i mirë i gjysëmfinaleve në raundin e ndeshjeve të para Gjimshiti është padyshim lojtari më i suksesëshëm i momentit në xhiron e Kombëtares Shqiptare, pavarësisht se vëmendja mediatike shkon kryesisht te sulmuesit.

Ka pak, madje jo pak por shumë shqip edhe te kundërshtarët e Atalantës. Lider i padiskutueshëm i Bayer Leverkusen është Granit Xhaka, me personalitet të jashtëzakonshëm ashtu si përgjatë gjithë sezonit edhe në gjysëmfinalen e kthimit ndaj Romës. Lider i mesfushës me grintë, shpirt luftarak por dhe gjeometri të pastër në pasimet apo manovrën e lojës, Xhaka është një ndër ata lojtarë që e kanë shfaqur sa herë që ju është dhënë rasti me shumë krenari përkatësinë e tij shqiptare, pavarësisht se në nivel kombëtaresh ka përfaqësuar Zvicrën.