Daljet e saj në publik janë gjithmonë edhe më të rralla por këtë herë Beyonce ka mahnitur të gjithë teksa është shfaqur në premierën e filmit “Mbreti Luan”.
Këngëtares së famshme i’u besua zëri i personazhit të Nalas dhe këtë detaj ajo nuk ka ngurruar ta publikojë shpeshherë edhe në platformat e saj sociale.
Ylli i muzikës pop parakaloi në tapetin e kuq me vajzën e saj të vogël Blue Ivy dhe duhet theksuar se e gjithë vëmendja shkoi tek to.
Beyonce dhe Blue ishin kombinuar mjaft mirë duke u veshur nga Alexander McQueen me fustane në formë kostumi “tuxedo” të mbuluara nga gurë të çmuar.