Celebrities Gossip Showbiz

Shakira dhe Beyoncé, rini e përhershme! Foto nga finalja e Botërorit po mahnit internetin!

Një fotografi e realizuar gjatë finales së Kupës së Botës 2026 ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, me fansat që nuk po ndalen së komentuar pamjen e Shakirës dhe Beyoncé.

Dy ikonat e muzikës botërore u takuan në stadiumin MetLife në New Jersey, ku Shakira performoi në spektaklin historik të pjesës së parë, ndërsa Beyoncé ishte e pranishme në tribunat VIP së bashku me bashkëshortin e saj, Jay-Z.

Fotografia e tyre e përbashkët u përhap me shpejtësi në internet, ndërsa shumë përdorues mbetën të habitur nga paraqitja e artisteve. Shakira, 49 vjeçe, dhe Beyoncé, 44 vjeçe, morën komplimente të shumta për pamjen e tyre rinore.

“Nuk mund ta besoj që Shakira është 49 vjeçe”, “Duken sikur kanë 20 vite më pak” dhe “Koha nuk kalon për to”, ishin vetëm disa nga komentet që pushtuan rrjetet sociale.

Takimi i tyre ngjalli edhe nostalgji te fansat, të cilët kujtuan bashkëpunimin e famshëm “Beautiful Liar”, një nga duetet më të suksesshme të viteve 2000. Edhe pse nuk ka plane për një bashkëpunim të ri muzikor, fotografia e tyre u kthye në një nga momentet më të komentuara të finales së Botërorit.

Shakira ishte një nga yjet kryesore të spektaklit të parë “halftime show” në historinë e finales së Kupës së Botës, ku interpretoi këngën zyrtare “Dai Dai” e veshur me një kostum të personalizuar nga Roberto Cavalli, të zbukuruar me mbi 200 mijë kristale Swarovski.

Ndërkohë, Beyoncé tërhoqi po ashtu vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tribunat e stadiumit, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një ikonë e stilit.

Për shumë fansa, fotografia e dy artisteve nuk ishte thjesht një takim mes dy yjeve të muzikës, por një moment që dëshmoi se karizma, stili dhe energjia e tyre vazhdojnë të sfidojnë vitet.