Showbiz

Beyonce paditet nga një grua e verbër, faqja e saj online është diskriminuese

Një grua e verbër ka ngritur një padi kundrejt këngëtares me famë botërore, Beyonce.

Mary Conner, një grua ligjërisht e verbër ka hedhur në gjyq kompaninë e Beyonce “Parkwood” për shkak se kjo e fundit diskriminon njerëzit me aftësi të kufizuara.

Faqja e internetit të këngëtares nuk lejon njerëzit e verbër që të blejnë bileta për shfaqjet e saj, të informohen rreth turneve apo koncerteve muzikore apo të blejnë mallra të ndryshëm me firmën e 37-vjeçares.

Paditësja e ka marrë këtë vendim pasi “Parkwood” shkel të drejtat civile dhe dështimin e tyre për të projektuar një uebsait të mirëqenë.