Showbiz

Beyonce publikon dokumentarin “Homecoming” si dhe 2 projekte të reja muzikore

Këngëtarja shumë e dashur e publikut, ylli i muzikës pop sapo ka surprizuar fansat e saj në të gjithë botën.

Beyonce më në fund ka publikuar në Netflix dokumentarin e saj “Homecoming”, një album live me të gjitha projektet e saj më të famshme muzikore.

Ajo çfarë nuk pritej ishte publikimi edhe i 2 projekteve të reja muzikore “Before I Let Go” dhe “I Been On”. Albumi i saj live është shkëputur nga performancat e festivalit “Coachella” ku Beyonce ka performuar për 3 fundjava rresht.