Showbiz

Beyonce së shpejti me një album të ri muzikor

Së fundmi mësohet se diva e muzikës pop, Beyonce është duke u bërë gati për një album të ri muzikor.

Burime pranë saj kanë konfirmuar për “The Sun” se këngëtarja është në fillimet e një albumi të ri krejtësisht feminist të frymëzuar nga lëvizja “#MeToo”.

Ajo ka përfunduar 3 projektet e para muzikore nga ky album por nuk do të nxitojë që ta nxjerrë në treg pasi momentalisht ndodhet në një periudhë pushimi.

Albumi i saj i fundit është “Lemonade” i lançuar në vitin 2016, një punim origjinal dhe shumë personal i saji.