Diva e muzikës pop është duke bashkëpunuar me “Netflix” për realizimin e një dokumentari që shpërfaq performancat dhe eksperiencën e saj të vitit të kaluar në “Coachella”.
Pjesëmarrja e Beyonce në këtë festival ishte diçka shumë e rëndësishme për fansat e saj të cilët janë përballur me anulimin e pjesëmarrjes së saj kur ishte shtatzënë me binjakët Sir dhe Rumi.
Në këtë dokumentar që pritet të publikohet më 17 prill, do të ketë momente ekskluzive të Beyonce në Coachella, momente nga prapaskenat e koncerteve, përgatitjet për performancë etj.