Showbiz

Beyonce zbulon fustanin 10 mijë dollarësh që veshi në ceremoninë e ribetimit të saj

Muaj më parë gjatë turneut të tyre të muzikor “On The Run II”, Beyonce dhe Jay-Z bënë edhe ribetimin e premtimeve të martesës së tyre. Ceremonia ishte krejtësisht private ku askush nuk arriti të shkrepë as edhe një foto të çiftit të famshëm.

Ka qenë Beyonce ajo e cila nëpërmjet një video-kolazhi të postuar në rrjetin social Instagram ka shfaqur me shpejtësi disa nga momentet e kësaj ceremonie si edhe look-un e dyshes së këngëtarëve.

Të gjithë ishin të veshur me të bardha, si Beyonce e Jay-Z por edhe fëmijët e tyre. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e publikut ishte fustani mahnitës i 37-vjeçares.

Fustani 10 mijë dollarësh i përket koleksionit në të ri të Galia Lahav dhe ky fustan ka edhe emrin e personalizuar “Thelma”.