Presidenti amerikan, Joe Biden iu lutet amerikanëve të respektojnë masat paraprake anti-COVID ndërsa po zgjerohen përpjekjet për më shumë vaksinime kundër koronavirusit. Në Amerikën që është vendi më i goditur në botë nga pandemia, autoritetet nuk e fshehin shqetësimin për një valë të katërt të infektimeve dhe vdekjeve.
Presidenti Biden tha se deri më 19 prill, 90% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara do të kualifikohen për vaksinën ndaj koronavirusit. Por ai u kërkoi amerikanëve të vazhdojnë të përdorin maskën. Ai tha se disa nga sjelljet e papërgjegjshme që shihen nëpër televizione javët e fundit nënkuptojnë më shumë raste me COVID në ditët e ardhshme.
Lufta kundër COVID-19-ës është larg fitores. Tani nuk është koha të festojmë, është koha të bëjmë më të mirën si vend… Le ta çojmë luftën deri në fund.
Të dielën, Shtetet e Bashkuara tejkaluan 30 milionë raste me COVID-19 në total. Ndërkaq, Organizata e Kombeve të Bashkuara i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për grumbullimin e 10 miliardë dollarëve në ndihmë të 24 milionë sirianëve.
OKB-ja paralajmëron për krizën gjithnjë e më të madhe të urisë dhe varfërisë në mesin e qytetarëve të Sirisë, vend ku luftohet prej 10 vitesh. Nga 20 ka shkuar në 24 milionë numri i atyre që duhen ndihmuar. Nga 10 miliardë dollarë, 5.8 pritet të shkojnë për nevojat e refugjatëve sirianë në vendet fqinje.