Celebrities Gossip Showbiz

Bieta Sulo hap zemrën rreth sëmundjes së partnerit të saj! “Ne ishim me njëri-tjetrin…”

Moderatorja Bieta Sulo ka hapur zemrën dhe ka folur për herë të parë në programin “Goca dhe Gra” rreth periudhës së vështirë shëndetësore që po kalonte partneri i saj, gazetari Alban Dudushi.

Ajo ka konfirmuar se ai kishte kaluar një sfidë të rëndë, por që ata tashmë e kishin kaluar këtë periudhë të vështirë. Sulo ka theksuar se vitin 2024 e konsideron si një nga vitet më të vështira të jetës së saj.

Moderatorja ka falënderuar të gjithë ata që u treguan mbështetje gjatë kësaj periudhe, duke shpërndarë mesazhe pozitive dhe ngushëllime. Ajo e ka cilësuar këtë si një “betejë” që ata kanë fituar së bashku, duke theksuar se kanë qenë një trup dhe kanë luftuar krah për krah për ta kaluar këtë sfidë të rëndë shëndetësore.

Moderatorja ka shpjeguar se, pavarësisht sfidave të shumta, ajo ka zgjedhur të shohë anën pozitive dhe të fokusohet te përparimi dhe mbijetesën e tyre. Ajo ka përmendur se ky ka qenë një vit me shumë sprova, por që ata e kanë kaluar me sukses këtë periudhë të vështirë, duke e cilësuar atë si një fitore për ta.

Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup për ta kaluar këtë sfidë. Ky ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë.