Celebrities Magazine Ndryshe Showbiz

“Kiara duhet të rritet akoma”/ Alban Dudushi s’lë gjë pa thënë për politikanët e personazhet VIP!

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë moderatori dhe gazetari i mirënjohur Alban Dudushi. Në këtë intervistë ekskluzive, ai foli rreth periudhës së tij 20 vjeçare në televizion për projektet e suksesshme të realizuara në Top Media dhe rrugëtimit të tij të ri. Dudushi ka realizuar një quizz të zhvilluar nga Salsano dhe Elona, ku duhet të zgjidhte midis dy emrave dhe le të themi që s’la gjë pa thënë për politikanët e personazhet VIP.

Salsano: Bieta apo Rudina?

Alban: Bieta nuk diskutohet. Edhe nëse nuk do të ishte bashkëshortja ime, prapë Bieta.

Salsano: Bieta apo Bora?

Alban: Bieta.

Salsano: Bieta apo Erjona Rusi?

Alban: Bieta.

Salsano: Bieta apo Elona?

Alban: Të dyja i kam pasur shumë xhan dhe i kam pasur bashkëpunëtore shumë të mira.

Salsano: S’e ndan dot?

Alban: Jo!

Elona: Alban Dudushi nuk e ndan dot.

Salsano: Bieta apo Kiara?

Alban: Kiara duhet të rritet akoma.