Kanë kaluar vetëm 4 muaj nga publikimi i bashkëpunimit të Travis Scott dhe Drake, “SICKO MODE” dhe fansat duket se nuk lodhen së votuari këtë këngë në klasifikime.
Që prej muajit gusht e deri më tani ky projekt muzikor nuk i ka munguar ‘top 5’ në klasifikimin amerikan të “Billboard Hot 100”.
Përfaqësuesit e Travis Scott janë shprehur në një intervistë se ky hit do të ishte publikuar që në vitin 2017 por artisti nuk po vendoste dot se me kë do të bashkëpunonte.
Fillimisht mendohej se do të ishte Swae Lee pjesë e “SICKO MODE” por në fund ky projekt ju propozua reperit Drake. Fansat e kanë konsideruar këtë prurje 3 në 1 pasi klipi zhvillohet në 3 destinacione të ndryshme.
Një tjetër arsye përse kjo këngë u bë kaq e famshme në një kohë të shkurtër është për shkak të historisë që dy reperat kanë me familjen Kardashian. Travis i cili është në një lidhje me Kylie Jenner është kritikuar për faktin se ka zgjedhur për të bashkëpunuar me Drake i cili në hitin “In My Feelings” thotë se ka patur marrëdhënie me Kim Kardashian.
Fansat mendojnë se do të kishte qenë më e përshtatshme që ai të kishte bashkëpunuar me Kanye West por megjithatë kjo prurje pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe Billboard në bazë të votave të njerëzve e ka cilësuar si hitin e vitit.