Celebrities Gossip Showbiz

“Dua edhe një…”/ Travis Scott zbulon ëndrrën e madhe pas rolit në filmin “The Odyssey”!

Travis Scott ka folur për eksperiencën e tij në filmin e ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”, duke zbuluar se tashmë synon një nga çmimet më prestigjioze në industrinë e filmit.

Në një intervistë të fundit, reperi amerikan foli për rolin e tij si Phemius në projektin epik të Nolan, si edhe për këngën “When I’m Home”, e cila shoqëron titrat përmbyllëse të filmit dhe konsiderohet një pretendente serioze për kategorinë “Kënga më e mirë origjinale” në ceremoninë e ardhshme të Oscarëve.

Scott nuk e fshehu dëshirën për të shtuar një tjetër trofe në koleksionin e tij.

Më duhet ende një çmim Grammy, por do të doja të merrja në shtëpi edhe një Oscar. Kjo do të ishte shumë mirë

-u shpreh ai.

Gjatë intervistës, artisti u pyet edhe nëse synimi për të fituar një Grammy mbetet motivimi i tij kryesor në muzikë.

Scott sqaroi se nuk krijon muzikë vetëm për çmime, por pranoi se arritja e objektivave personale ka një rëndësi të madhe për të.

Nuk është kjo arsyeja pse bëj atë që bëj. Më pëlqen të vendos qëllime dhe dua vetëm t’i arrij ato. Kam vënë re se njerëzit që i arrijnë ato gjithmonë kanë qëndrimin se nuk ka rëndësi. Për mua, çmimi do të thotë diçka dhe arritja e kësaj do të ishte e pabesueshme

-deklaroi reperi.

Edhe pse është nominuar plot 10 herë për një Grammy, Travis Scott ende nuk ka arritur ta fitojë këtë çmim.

Megjithatë, ai numëron një sërë vlerësimesh të tjera të rëndësishme gjatë karrierës së tij, mes tyre një Latin Grammy, një Billboard Music Award, një MTV Video Music Award dhe një BET Hip Hop Award.

Me pjesëmarrjen në “The Odyssey” dhe këngën e tij në kolonën zanore të filmit, Travis Scott po zgjeron edhe më tej karrierën e tij në botën e kinemasë, duke synuar tashmë edhe skenën e Oscarëve.