Gossip

Jo vetëm Kylie dhe Timothée! Edhe nënat e tyre po bëhen “besties”?

Edhe pse kambanat e martesës mund të jenë ende larg, lidhja mes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet duket se ka marrë tashmë “bekimin familjar”.

Këtë herë, në qendër të vëmendjes nuk janë vetë çifti, por nënat e tyre, të cilat kanë shkëmbyer një moment të ëmbël në rrjetet sociale, duke entuziazmuar fansat.

Rrugëtimi i Timothée Chalamet drejt një Oscar-i të mundshëm mori një tjetër shtysë më 5 janar, kur ai u shpall Aktori më i Mirë në edicionin e 31-të të Critics Choice Awards për rolin kryesor në filmin e vlerësuar nga kritika, Marty Supreme, me regji të Josh Safdie.

Pas fitores, nëna e aktorit, Nicole Flender, ndau emocionin e saj në Instagram, duke ripostuar momentin kur Kate Hudson shpalli emrin e të birit në skenën e Barker Hangar në Santa Monica.

Djali im sapo fitoi Critics Choice Award për aktorin më të mirë!!

-shkroi ajo, dukshëm e emocionuar.

Postimi mori menjëherë një “like” nga Kylie Jenner, e cila ishte e pranishme në sallë atë mbrëmje për ta mbështetur partnerin e saj. Por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte komenti i Kris Jenner, nënës së Kylie-t, e cila reagoi me:

Sa emocionuese!!!!!!


Ky ndërveprim i thjeshtë ndezi rrjetet sociale, me ndjekës që komentuan me humor se “vjehrrat e ardhshme janë bërë shoqe të ngushta”.

Chalamet ishte një nga protagonistët kryesorë të mbrëmjes edhe për një arsye tjetër: për herë të parë publikisht, ai përmendi të dashurën e tij gjatë fjalimit të pranimit të çmimit.

Dhe së fundmi, dua të falënderoj partneren time të tre viteve. Faleminderit për bazën tonë. Të dua. Nuk do ta bëja dot këtë pa ty

-tha aktori.

Në sallë, Kylie u pa duke i kthyer fjalët:

Edhe unë të dua

Çifti, i njohur për ruajtjen e privatësisë dhe distancën nga rrjetet sociale, ka nisur së fundmi të thyejë gradualisht këtë rregull. Kylie ndau disa foto nga paraqitja e saj në Palm Springs International Film Festival, ku Timothée u nderua për të njëjtin rol, ndërsa aktori reagoi duke i bërë “like” dhe duke komentuar me emoji zemrash portokalli, hera e parë që ata ndërvepronin publikisht në Instagram.

Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner janë në një lidhje që prej vitit 2023, pas ndarjes së saj nga Travis Scott, me të cilin ka dy fëmijë.

Ndërsa fansat vazhdojnë të ndjekin çdo detaj, duket se jo vetëm çifti, por edhe familjet e tyre po krijojnë një raport gjithnjë e më të afërt.