Showbiz

Billboard shpall Ariana Grande “Woman of the Year”

Ky ka qenë viti më i suksesshëm për të aspektin profesional por në jetën private gjërat nuk kanë shkuar aspak ashtu siç duhet.

Ariana Grande ka rrëmbyer mbrëmjen e kaluar çmimin “Woman of the Year” për kontributin e saj në industrinë e muzikës falë albumit “Sweetener” dhe projektit më të ri dhe të shumëpërfolur “Thank you, next”.

Fjalimi i saj ka emocionuar mijëra njerëz pasi këngëtarja 24-vjeçare u shpreh se është krenare që ka arritur të frymëzojë kaq shumë njerëz edhe pse ky vit ishte i mbushur me momente negative për të.