Health & Beauty

Bimët që pastrojnë ajrin sipas NASA-s!

Në vitet 1980, NASA studioi bimët e zakonshme shtëpiake për të parë se cilat mund të krijonin ajër më të pastër për stacionet hapësinore. Studiuesit zbuluan se Peace Lily dhe Chrysanthemum morifolium janë bimët që e pastrojnë më mirë ajrin, duke hequr të paktën pesë komponime kimike që janë potencialisht të dëmshme për shëndetin tonë. Rezultatet e studimit treguan se, përveç thithjes së dioksidit të karbonit dhe çlirimit të oksigjenit përmes fotosintezës, disa bimë shtëpiake janë një zgjidhje natyrale për eliminimin e disa përbërjeve toksike dhe potencialisht të dëmshme: benzenit, formaldehidit, trikloroetilenit, ksilenit, toluenit dhe amoniakut.

Bimët më efektive janë Chrysanthemum morifolium dhe Spathiphyllum, të cilat janë në gjendje të heqin të pesë përbërësit e përmendur. NASA rekomandon mbajtjen e të paktën një bimë për çdo 100 metra katror hapësirë. Dikur, lule Shqiponja ishte ndër ndër bimët që zor se mungonte në shtëpinë e shqiptarëve. Shpeshherë amvisat në shtëpi hasin vështirësi përsa i përket jetëgjatësisë së luleve.

Lule Shqiponja me emrin botanik Monstera Deliciosa është bimë tropikale dhe si e tillë asaj i duhet shumë dritë që të qendrojë e lulëzuar. Lule Shqiponja nuk duhet ekspozuar direkt ndaj rrezeve të diellit pasi në këtë mënyrë gjethet e saj mund të dëmtohen, ajo duhet të qendrojë brenda shtëpi, pranë dritareve apo vendeve ku depërtojnë rrezet e diellit. Gjatë ditëve të nxehta të verë, rekomandohet që lule Shqiponja të qendrojë nën hijen e një bime më të lartë apo në ambjentet e brendshme të shtëpisë pasi nxehtësia mund të vyshkë gjethet e saj.