Dikur, lule Shqiponja ishte ndër ndër bimët që zor se mungonte në shtëpinë e shqiptarëve. Shpeshherë amvisat në shtëpi hasin vështirësi përsa i përket jetëgjatësisë së luleve. Lule Shqiponja me emrin botanik Monstera Deliciosa është bimë tropikale dhe si e tillë asaj i duhet shumë dritë që të qendrojë e lulëzuar. Lule Shqiponja nuk duhet ekspozuar direkt ndaj rrezeve të diellit pasi në këtë mënyrë gjethet e saj mund të dëmtohen, ajo duhet të qendrojë brenda shtëpi, pranë dritareve apo vendeve ku depërtojnë rrezet e diellit. Gjatë ditëve të nxehta të verë, rekomandohet që lule Shqiponja të qendrojë nën hijen e një bime më të lartë apo në ambjentet e brendshme të shtëpisë pasi nxehtësia mund të vyshkë gjethet e saj.
Lule Shqiponja ka nevojë të ujitet përditë por jo në sasi të konsiderueshme. Ujitja e saj varet nga temepratura e ambjentit. Dheu në vazon e lule Shqiponjës duhet të jetë përherë pak i lagësht por jo shumë i lagësht apo të krijojë depozitime të vogla të uji. Ndaj duhet të kujdeseni që ujin që mblidhet në pjatën e vendosur poshtë vazos ta largoni menjëhrë sapo pjata mbushet. Në këtë mënyrë dheu në vazo do jetë i lagësht sa duhet. Rekomandohet të plehërohet dy apo tre herë në vit. Lule Shqiponja nuk mund të qendrojë në ambiente me temperaturë nën 12 gradë celcius.