Aktualitet

Bllokim tenderi, probleme me patentat

Qytetarët që pajisen për herë të parë me leje për drejtim automjeti apo ato që u duhet ta rinovojnë janë përballur me mungesën e kartonëve të kësaj dëshmie dhe në vend të patentës kanë marrë një letër me vulë të njomë dhe fotografi. Por certifikata përmbledhëse me afat një mujor nuk njihet jashtë shtetit. Shkak për situatën u bë bllokimi i tenderit për prodhimin e kartonave të rinj të patentave.