Rrjetet sociale më të mëdha, Facebook dhe Instagram ndaluan së funksionuari në Europë pasditen e djeshme, duke përfshirë Shqipërinë.
Mijëra përdorues hasën probleme me logimin, postimet dhe dërgimin e mesazheve. Fillimisht këto probleme u regjistruan në Shtetet e Bashkuara por më pas u shtrinë gati në të gjitha vendet e botës.
Me anë të një deklarate të postuar në Twitter, Facebook tregoi se po merrej me rregullimin e këtij problemi që ka prekur të gjithë familjen e kësaj platforme, Instagram, Messenger madje edhe Whatsapp.
Facebook ende nuk ka dhënë një arsye konktrete se përse ndodhi ky bllokim masiv që alarmoi përdoruesit në të gjithë botën, ndërkohë që platformat janë rikthyer në gjendjen e mëparëshme, mëngjesin e sotëm.
Mosfunksionimi i këtyre rrjeteve sociale zgjati 14 orë në SHBA dhe mbi 8 orë në Europë dhe vendet e Lindjes.
Herën e fundit që Facebook pati një bllokim kaq masiv ishte në vitin 2008 pas një virusi që preku serverat.
Sipas “NBC News”, ky problem nuk ndodhi për shkak të një virusi të jashtëm por falë ngarkesës së madhe në databazën e të gjithë këtyre platformave të cilat janë të ndërlidhura me Facebook.