Përkeqësimi i motit, kryesisht në zonat veriore dhe juglindore të vendit ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Në orët e para të mëngjesit rifilluan reshjet e dëborës në Rajonin e Korçës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se në doganën Kapshticë, në akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borëpastrueset ndodhen në terren dhe po punojnë me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës. Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa probleme.
ARRSH-ja iu bën thirrje drejtuesve për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, si dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell) e kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Në relievet e larta malore në lindje të territorit ka reshje dëbore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur dhe mjegullinë e shikim i reduktuar, në orët e mëngjesit në zonat luginore, si dhe për shkak të reshjeve të shiut e të dëborës. Era mBore drejtim verilindje-juglindje, fryn me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
3/9
Re shi diell
Kukës
-1/0
Re shi diell/borë
Lezhë
3/9
Re shi diell
Dibër
-3/-1
Re shi diell/borë
Durrës
6/14
Re shi diell
Tiranë
6/15
Re shi diell
Elbasan
5/16
Re shi diell
Berat
7/12
Re shi diell
Vlorë
7/12
Re shi diell
Korçë
-1/3
Re shi diell/borë
Gjirokastër
2/14
Re shi diell
Sarandë
7/16
Re shi diell