Aktualitet

Rënie gurësh në Qafën e Vishës, vështirësohet qarkullimi!

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie të gurëve në Qafën e Vishës në Himarë mëngjesin e kësaj të hëne, duke e bërë këtë aks rrugor të rrezikshëm për automjetet që qarkullojnë në zonë.

Masivi i gurëve është shkëputur nga shpati përreth dhe ka përfunduar në rrugë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Edhe pse mbrëmjen e së shtunës kishte pasur ndërhyrje për pastrimin e rrugës dhe heqjen e barrierave të dëmtuara, situata është përkeqësuar sërish ditën e sotme.