Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti është me alternime kthjellimesh e vranësira që gradualisht do të vijnë në shtim.
Reshjet e shiut nisën që në orët e mëngjesit në ekstremin verior të vendit, por me intensitet të ulët. Gradualisht, pas orëve të mesditës dhe kryesisht pasdite, reshjet e shiut shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet kryesisht të ulët.
Në orët e mbrëmjes, përgjatë zonave bregdetare e në Ultësirën Perëndimore, shirat fitojnë intensitet deri mesatar e hera-herës, marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU, në zonën e Alpeve, në verilindje – lindje – juglindje, në lartësitë mbi 900-1000 metër ka reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në periudha afatshkurtra, edhe stuhi dëbore.
Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 9 m/s. Hera-herës, pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.