Sport

Botërori 2018, zbulohet trajneri më i paguar

Kur na ndan një muaj nga fillimi i “Botërorit 2018”, një e dhënë kurioze që është publikuar në orët e fundit që ka të bëjë me pagat vjetore të 32 trajnerëve pjesëmarrës në këtë kompeticion. Trajneri më i paguar i Botërorit të Rusisë rezulton ai i përfaqësueses gjermane, kampiones në fuqi, Joakim Lëv, me një pagë prej rreth 3.8 milionë eurosh, i ndjekur nga ai i Brazilit Tite, dhe francezi Didier Deschamps, me 3.4 milionë euro secili. Në vendin e fundit është trajneri i Senegalit, Allou Cisse, me vetëm 200 mijë euro.