Sport

Botërori, FIFA përzgjedh arbitrat e çerekfinaleve

Nesër startojnë sfidat çerekfinale të Botërorit Rusi 2018, ndërsa FIFA ka përcaktuar edhe gjyqtarët për këto takime. Ndeshjen e parë Uruguai-Francë, do ta gjykojë një arbitër nga Argjentina, Nestor Pitana. Takimi tjetër i së premtes mes Belgjikës dhe Brazilit, i është besuar serbit Milorad Maziç. Bjorn Kuipers i Holandës do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës Suedi-Angli, dhe takimin e fundit të çerekfinaleve, Kroaci- Rusi, do ta drejtojë braziliani Sandro Ricci.