Sport

Botërori i Rusisë, Infantino takon Putin

Rusia është gati të presë evenimentin më të madh të planetit në futboll, Kampionatin Botëror. Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino zhvilloi një takim me Presidentin rus, Vladimir Putin ku ndër të tjera tha se shteti rus, ka bërë të gjitha përgatitjet për të mirëpritur këtë turne futbollistik. Rusia do të presë botërorin nga data 14 qershor deri më 15 korrik në 12 stadiume të shpërndarë në qytete të ndryshme.