Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé, Gianni Infantino dhe Donald Trump. Mirësevini në spektaklin më të madh pas Big Bangut. Para dhe pushtet, pushtet dhe para. Këtë të enjte do të nisë Botërori më i pasur. Sigurisht do të jetë edicioni i parë me 48 skuadra në emët të globalizmit që është shifra e kësaj presidence të FIFA.
Por nuk është vetëm kjo. Industria e futbollit, e aftë që t’i rezistojë edhe një pandemie është në rritje të vazhdueshme; më shumë publik, më shumë sponsorë, më shumë investitorë. Është Kupa e Botës e pritur nga SHBA, dmth nga ekonomia që mes naftës dhe kërcënimit kinez, vazhdon të tërheqë planetin me Kanadanë dhe Meksikën përkrah. E dini cila është vlera në merkato e 1248 futbollistëve të 48 skuadrave pjesëmarrëse?
Përgjigjja është: plot 13 miliardë euro sipas asaj që zbulojnë Football Benchmark dhe Transfermarkt. Vlera e 10 skuadrave të para është rritur me 1 miliardë euro në krahasim me 2022. Por e bukura në këtë pikë është ajo që quhet ‘player trading’. Yjet e futbollit botëror, me talentin e tyre dhe me atë që vjen pas e amplifikuar nga mediat e reja që shembin çdo barrierë, janë një aset shumë i çmuar, të aftë për të shkëlqyer akoma më shumë.
Talenti-Le të marrim Lamine Yamal; në moshën 18 vjeçare ka fituar tashmë si protagonist një Evropian me Spanjën dhe 2 tituj në La Liga me Barcelonn dhe videot e tij artizanale prej adoleshenti po çmendin rrjetet sociale, aq sa në TikTok ai ka më shumë ndjekës nga të gjithë (44 milionë), ndërkohe që vlera teorike e merkatos e tij sipas Football Benchmark është 292 milionë euro, thuajse 2 herë më e lartë në krahasim me një vit më parë. Pas tij është Kylian Mbappe; sulmuesi i Realit të Madridit vlen 221 milioën euro dhe udhëheq Francën në vendin e parë mes skuadrave pjesëmarrëse me Blutë transalpinë që në total kanë një vlerë prej 1.6 miliardë euro përpara Spanjës me 1.5 miliardë euro. Një herë e një kohë, protagonistët e El Clasico ishin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që do të luajnë Botërorin e tyre të fundit. Nëse futbolli në këtë shekull është transformuar në një biznes pa kufij gjeorgrafikë është edhe meritë e tyre që pasi bënë të madhe Evropën e klubeve të rëndësishme, shkuan në kërkim të territoreve të reja në Amerikë dhe Arabinë Saudite. Ecuria e parasë shkoi në të njëjtin hap me një polarizim gjithnjë e më të dukshëm. Pesë kombëtaret me vlerën më të lartë (Franca, Spanja, Anglia, Gjermania dhe Portugalia), në total kushtojnë 6.5 milionë euro dhe përfaqësojnë gjysmën e vlerës totale të të 48 skuadrave pjesëmarrëse. Pesë futbollistët më të kushtueshëm (Lamine Yamal, Mbappé, Haaland, Bellingham dhe Olise) kanë një vlerë ekuivalente prej 1.8% të 1248 futbollistëve. Në krahun tjetër, Botërori është i bukur se është i ndryshëm; Jordania dhe Katari vlejnë vetëm 19 milionë euro. Këto vlerësime reflektojnë, rritjen e vazhdueshme të të ardhurave. FIFA, ashtu si UEFA, prej kohësh është protagoniste në luftën mes mbajtësve të të drejtave për të marrë fetat më të mëdah të merkatos. Asnjë event sportiv nuk mund të mburret me përfitimet si Kupa e Botës në futboll. Edicioni i këtij viti, duke shfrytëzuar edhe formatin extralarge dhe vitrinën amerikane do të kapë 10 miliardë dollarët; Lojërat Olimpike të Parisit arkëtuan gjysmën e kësaj shifre
Biznesi-Progresi në krahasim me Botërorët e mëparshëm është impresionues; 2,3 miliardë në 2006; 3,7 nel 2010; 4,8 nel 2014; 5,4 nel 2018; 6,3 nel 2022. Ka rritje në të gjitha zëra, sidomos te shitjet e biletave; parashikohet trefishimi i të ardhurave nga ky zë në krahasim me 4 vjet më parë, në 3 miliardë euro. Polemilat për çmimet e çmendura të biletave? FIFA nuk i intereson. Kostot organizative janë vlerësuar 3.8 miliardë duke përfshirë këtu shifrën e shpërblimit prej 871 milionësh të destinuar për kombëtaret e kualifikuara në botëror. Kjo do të thotë se Botërori do të gjenerojë për Zyrihun një bilanc pozitiv prej të paktën 6 miliardë dollarë. Do të shpërndahen 2.7 miliardë për 4 vjeçarin e ardhshëm në drejtim të 211 federatave anëtare të FIFA dhe konfederave kontinentale. Të gjithë të lumtur e të gëzuar.