Deputeti socialist, Erion Braçe, reagoi ashpër ndaj kolegut Agron Shehaj, i cili dje arriti të marrë nga Kuvendi një dokument sekret, marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA dhe që më pas u miratua me votat e socialistëve.
Në reagimin e tij, Braçe akuzoi Shehajn se ka shkelur protokollet e ruajtjes së dokumenteve të klasifikuara, duke e cilësuar veprimin e tij si “krim”.
Marrëveshja më e rëndësishme ushtarake me Amerikën në 114 vite të shtetit shqiptar;
Banaliteti i përditshëm që e bën qesharake politikën dhe pyetja 36-vjeçare – kur do të bëhemi seriozë?;
Urrejtja online ndaj një nëpunëseje publike që dëshmoi sa qesharake është politika;
Kultura e ligjit që nuk ekziston në këtë vend!
Shkurt:
Marrëveshja ushtarake me SHBA është marrëveshja më e rëndësishme në këtë fushë me Amerikën në 114 vite të shtetit shqiptar; dëshmon jo vetëm nivelin e bashkëpunimit ushtarak – jo të gjithë e kanë këtë – por nivelin e marrëdhënieve të Shqipërisë me partnerin strategjik jetik të saj. Banaliteti “po blejnë Samitin e NATO-s” dhe çdo dezinformim tjetër afërmendsh është sulm ndaj marrëveshjes në emër të çdokujt që nuk e do këtë marrëdhënie.
Akti i sotëm në Kuvend, në shkelje të protokollit të ruajtjes së një dokumenti të klasifikuar – deputeti njihet me të, por nuk mund ta disponojë atë, nuk është i tij as si i tillë, as si kopje, as si foto – është krim; banaliteti i një deputeti, i banalitetit të politikës, nuk e relativizon si krim, as e bën të tolerueshëm, përkundrazi!
Urrejtja online ndaj një nëpunëseje publike, e ngarkuar me përgjegjësi për ruajtjen e një dokumenti të klasifikuar, është një tjetër krim, për më tepër kur ushtrohet nga gra kundër një gruaje; është tmerr. Ka këtë deputetin si burim – ai zotëron një armë urrejtjeje për sulm ndaj kujtdo dhe për mbrojtje të byçës së tij; urrejtja që përhapi këtë herë dhe që bëhet e gjithkujt në nivelin e tij, kërkoi të relativizonte krimin e tij, por edhe bulin që është kur në fillim e shtyn, e godet me bërryl për t’i ikur dhe as kthehet t’i japë ndihmë kur ajo copëtohet kur bie nga ato shkallë!
Të merresh me pamjet dhe aspak me aktet e një deputeti, përfshi edhe dhunën ndaj një gruaje, natyrisht është e padrejtë, në kuadër të relativizimit të krimit të deputetit!