Showbiz

Brad Pitt dhe Angelina Jolie i rikthehen gjyqeve për kujdestarinë e fëmijëve

Ata firmosën një marrëveshje për kujdestarinë e përbashkët të 6 fëmijëve të tyre përgjatë verës që lamë pas por kjo duket se është kundërshtuar sërish nga aktorja e famshme.

Duket se festat e fundvitit do t’i gjejnë prindërit e fëmijëve sërish në sallat gjyqsore duke luftuar për kujdestarinë e tyre.

Angelina Jolie kërkon me ngulm të marrë kujdestarinë e plotë të djemve dhe vajzave dhe të mos i lërë Brad Pitt hapësira për të kaluar shumë kohë me to pasi sipas saj ai nuk i meriton.

Nga ana tjetër aktori 54-vjeçar kërkon kujdestarinë e përbashkët duke u treguar më i arsyeshëm por duket se ish bashkëshortja e tij nuk do të lërë gurë pa lëvizur që kjo gjë të mos realizohet.