Mësohet se Brat Pitt dhe Jennifer Aniston janë duke rregulluar marrëdhënien e tyre fillimisht duke lënë pas krahëve të kaluarën e dhimbshme.
Aktori hollivudian duket se i ka blerë ish-bashkëshortes së tij shtëpinë e ëndrrave e cila kushtoi plot 79 milion dollarë.
Bëhet fjalë për shtëpinë në Beverly Hills ku ata jetonin gjatë kohës që ishin martuar. Brad i bëri këtë dhuratë të papritur Aniston gjatë festës së 50-vjetorit të saj ku ai çuditërisht ishte i ftuar.
Kur ata i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2005, shitja e shtëpisë përkeqësoi gjendjen shpirtërore të aktores pasi ajo ishte shtëpia e saj e ëndrrave.
Tashmë që i është rikthyer sërish, ajo ndihet e pushtuar nga emocionet, të paktën kështu raportojnë burime pranë “The Mirror”.