Celebrities Gossip Showbiz

Një zemër për Bradin! Ines de Ramon bën hapin që fansat prisnin, çifti zyrtarizon romancën?

Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, kanë shënuar një moment të ri në marrëdhënien e tyre, duke bërë debutimin si çift në Instagram pak para pjesëmarrjes në dasmën luksoze të Taylor Swift dhe Travis Kelce në New York.

Pamjet romantike nuk u publikuan nga vetë aktori, por nga stilistja e flokëve Laurie Zanoletti, e cila kujdeset për paraqitjen e çiftit. Në fotografi, Brad Pitt, 62 vjeç, dhe Ines de Ramon, 33 vjeçe, shfaqen të veshur me të zeza elegante, ndërsa pozojnë të përqafuar dhe buzëqeshin para se të niseshin drejt ceremonisë.

Megjithatë, detaji që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte reagimi i Ines.

Ajo i ripostoi fotografitë në InstaStory, duke zgjedhur si sfond muzikor këngën “Lover” të Taylor Swift, një prej këngëve më romantike të artistes, ndërsa një prej imazheve e shoqëroi vetëm me një emoji zemre.

Edhe pse ky konsiderohet debutimi i tyre si çift në Instagram, Ines ende nuk ka publikuar fotografi me Brad Pitt në profilin e saj kryesor.

Pas dasmës së shumëpërfolur të Taylor Swift dhe Travis Kelce, çifti u fotografua duke u larguar së bashku nga eventi me një automjet privat, në shoqërinë e muzikantit Beck.

Dalja e tyre publike vjen në një kohë kur mediat amerikane vazhdojnë të raportojnë për të ardhmen e marrëdhënies së tyre.

Sipas burimeve pranë aktorit, romanca mes Brad Pitt dhe Ines de Ramon është më e fortë se kurrë dhe familja e yllit të Hollywood-it e ka pranuar plotësisht stilisten e bizhuterive, duke e konsideruar tashmë pjesë të familjes.

Megjithatë, pavarësisht lidhjes së konsoliduar, Brad Pitt nuk thuhet se ka në plan të martohet sërish.

Burimet pranë aktorit shprehen se divorci i gjatë dhe i bujshëm me Angelina Jolie ka ndikuar në mënyrën se si ai e sheh martesën, ndaj për momentin nuk mendon ta hedhë këtë hap, edhe pse marrëdhënia me Ines vazhdon të ecë në një drejtim shumë serioz.