Showbiz

Brad Pitt nuk fshihet dot, fotografohet në ditëlindjen e Jennifer Aniston

Duket se është e pamundur të mos flasësh për historinë famëkeqe të Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.

Ish çifti që janë martuar në vitin ’00 për tu ndarë 5 vite më vonë janë parë sërish nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Aktorja e famshme ka festuar 50-vjetorin e saj të lindjes në një lokal me një numër të madh të ftuarish ku është spikatur edhe Pitt.

Mes turmës së madhe të të ftuarëve paparacët kanë fotografuar edhe Brad Pitt, i veshur me të zeza dhe një kapele duke u përpjekur t’i shmangej takimeve me të ftuarit e tjerë.

Mendohet se është miku i tyre i përbashkët George Clooney ai i cili i ka shtyrë që ata të shoqërohen sërish bashkë. Se çfarë do të ndodhë më vonë mes tyre kjo mbetet ende për tu parë.