Teksa lufta për kujdestarinë e fëmijëve të tyre vazhdon, Brad Pitt duke u treguar i arsyeshëm kërkon vetëm pak kohë më shumë me ta por këtë kohë Angelina Jolie kurrsesi nuk pranon t’ja japë.
Në këtë atmosferë aspak të këndshme, aktori i famshëm ka menduar një strategji për të bërë 6 fëmijët e tyre të lumtur e pse jo për t’jua rrëmbyer disi zemrat.
54-vjeçari ka ndryshuar krejtësisht shtëpinë e tij në Los Angeles duke e transformuar në një park të vërtetë lojrash ku ata të mund të argëtohen dhe të kalojnë më shumë kohë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në shtëpinë e tij janë gati duke u përfunduar punimet për një shtëpi mbi pemë, pishinë të madhe, kështjellë prej gome dhe një ambjet i dedikuar vetëm për ‘skateboard’.