Jordan Henderson është gati të nënshkruajë për Brentford. Ish-mesfushori dhe kapiteni i Liverpool pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare. Transferimi do të finalizohet gjatë fundjavës, kur dhe do të vijë një njoftim zyrtar.
LEXO EDHE: Fitorja e Egnatias në Champions League, Tetova: Dëmtimi i Ndrecës na prishi planet! /Gruda: Kisha besim se do shënoja!
Henderson është një lojtar i lirë, pasi vendosi të ndërpresë marrëdhënien me Ajax, ku luajti sezonin e kaluar. Ai u identifikua nga Brentford si zëvendësuesi ideal i Christian Norgaard, i cili i është bashkuar Arsenal po këtë verë.
Xhordan Henderson më herët vendosi që t’i jepte fund aventurës së tij në Arabinë Saudite me Al-Etifak dhe kërkoi që të rikthehej në Europë. Ai ishte në orbitën e Juventusit dhe gjithashtu të disa klubeve të tjera europiane, por vendosi të shkonte tek Ajax.
Edhe pse sapo ka mbushur 35 vjeç, Brentford beson se Henderson do të sjellë përvojë dhe cilësi të rëndësishme në skuadrën dhe dhomën e zhveshjes së tyre. Jordan Henderson ka luajtur edhe 84 ndeshje për kombëtaren e Anglisë, një lojtar me shumë përvojë në Premier League