Sport

Një vit burg për Karlo Ançelotin! Ish-trajneri i Realit dënohet nga gjykata spanjolle për evazion fiskal

Karlo Ançeloti ka marrë sot dënimin nga një gjykate e Madridit, ku prej vitesh zhvillohej çështja gjyqësore kundër tij për mashtrim financiar në dëm të shtetit spanjoll. Gjyqi kishte lidhje me etapën e tij të parë te Real Madrid, për fshehjen e të ardhurave nga tekniku italian në vitet 2014 dhe 2015.

LEXO EDHE: Dalin detajet e reja/ Si ndodhi aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit Diogo Jota?!

Çështja është trajtuar në vitet e fundit, ashtu siç ka ndodhur më parë me shumë ish-futbollistë të tjerë apo trajnerë që kanë qenë në Spanjë e që kanë përdorur parajsat fiskalë për pagesat e tyre, duke mos paguar taksat. Ançeloti ishte në gjyq për fshehje të ardhurash në vitet fiskale 2014 dhe 2014, duke u ndëshkuar si përfundim vetëm për të parin, teksa është shpallur i pafajshëm për të dytin.

LEXO EDHE: Haland pushon në Ibiza me partneren, Isabelle magjeps me paraqitjen 6 muaj pas lindjes
Sipas mediave spanjolle, gjykata e ka shpallur fajtor për vitin 2014 duke e dënuar me një vit burg dhe një gjobë prej 386.361,93 eurosh. Ançeloti nuk do të shkojë në qeli, pasi ky dënim hiqet me pagesën e gjobës në fjalë dhe detyrimeve të prapambetura, të cilat tekniku italian i kishte shlyer në vitin 2021, për një total që kalonte pak më shumë se 1 milion euro.