E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Emila Sulejmani, konkurrente në “She’s On Top”. Ajo ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e saj në këtë emision, por duke ndarë edhe disa detaje nga jeta e saj personale…
Si është Mateo si pjesë e jurisë në “She’s On Top”?
Mateo është dhe instruktor palestre, ka pasur dhe eksperiencat e tij në modeling, por mendoj se duhet të jetë pak më konkret në gjykimet që i jep vajzave. Në momentin që ai është “sweet”, nuk do që t’i mërzisë vajzat, nuk është shumë preciz. Vajzat kanë nevojë për kritika që të ecin përpara. Duket sikur ai nuk do që t’i prishë qejfin.
Si është në prapaskenë Mateo?
Në prapaskenë është shumë korrekt, shumë i sjellshëm, ruan ato kornizat e tij.
E shoqëron Brikena?
Nuk e ka shoqëruar më, fare. Në fillim po, sepse kanë qenë të dy pjesë e jurisë, kanë ardhur bashkë. Tani Mateo vjen me motrën e tij, me sa kam parë.